RTSH 24 Live

Aktualitet

Protesta e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit para bashkisë, policia merr masat: Do bllokohet bulevardi kryesor 

25/04/2024

Protesta e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit para bashkisë, policia merr masat: Do bllokohet bulevardi kryesor 

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e nesërme më 26 prill pranë Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, do të ketë bllokime të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye, policia ka sugjeruar që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë dy tubimeve të fundit, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka theksuar se respekton të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

“Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune”, thekson më tej në policia.  

Sipas policisë, cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm.

/rtsh.al/