RTSH 24 Live

Politikë

Presidenti Meta: Kam filluar procedurat për shpalljen e zgjedhjeve vendore!

14/01/2022

Presidenti Meta: Kam filluar procedurat për shpalljen e zgjedhjeve vendore!

Presidenti Ilir Meta njoftoi të ka nisur procedurat për shpalljen e datës për zgjedhjet vendore. Gjatë komunikimit të parë me mediat për këtë vit, ai tha se i ka dërguar një letër Komisionerit për Zgjedhjet ku kërkon informacion për bashkitë që ka nevojë për zgjedhjet. 
“Sot jemi këtu për të bërë me dije se kemi nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një çështje që Gjykata Kushtetuese iu shmang" tha zoti Meta. "Prej kohësh kemi një situatë absurde që disa bashki në vend janë pa kryetar, kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht pa zgjidhje" shtoi ai. 
Presidenti gjithashtu nuk ka se çfarë të presë më, sepse priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij dha një mosvendim. "Prandaj duke konstatuar se këto institucione, pra bashkitë nuk po funksionojnë siç duhet, për t’ju bërë me dije se sot kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate" tha kreu i shtetit. 
"Përmes një letre dërguar komisionerit për zgjedhje, kam kërkuar informacion se cilat janë ato bashki, ku kryetarëve u ka përfunduar mandati i parakohshëm dhe është i nevojshëm një i ri. Mbetem në pritje të një përgjigje sa më të shpejtë në mënyrë që si president të vazhdoj të eci përpara për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate të bashkive pa kryetar”, tha presidenti Meta.