Presidenti izraelit Isaac Herzog do të zhvillojë një vizitë zyrtare 24 orëshe në Shqipëri dhe Serbi më 11 shtator.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar izraelit për “The Times of Israel”, ku vizita do të jetë e shkurtër, ndërsa presidenti Herzog do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Kjo vizitë vjen pas vizitës së drejtorit të CIA-s Bill Burns në Serbi dhe Shqipëri, ku në fokus të diskutimeve ishte edhe situata në Izrael.
/rtsh.al/