RTSH 24 Live

Botë

Presidenti izraelit: Hezbollahu s’do t’i ndalë sulmet prej Hamasit. Irani të eliminojë grupet terroriste

3 orë para

Presidenti izraelit: Hezbollahu s’do t’i ndalë sulmet prej Hamasit. Irani të eliminojë grupet terroriste

Presidenti izraelit Isac Herzog ka deklaruar se Hezbollahu nuk do t'i ndalë sulmet sepse Hamasi nuk dëshiron që t'i japë fund luftës. Sipas presidentit izraelit, Hamasi nuk po pranon të negociojë mbi pengjet dhe armëpushimin.

 “Udhëheqësi i Hezbollahut vendosi të vazhdojë luftën, sepse ne po përpiqemi të negociojmë një marrëveshje pengjesh, dhe udhëheqësi i Hamasit në birucat e Gazës thotë jo dhe përsëri, jo dhe përsëri, jo”, shprehet Herzog.

Ai thotë se “zgjidhja e konfliktit do të thotë kthim i pengjeve në shtëpi, dhe para së gjithash, ne duhet të heqim kërcënimin nga kufiri verior i Izraelit, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë”.

Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për t'i kthyer qytetarët tanë në shtëpi dhe për të mundësuar qetësinë në qytetet tona. Ne kemi treguar aftësitë tona dhe kemi shumë më tepër në rrugë nëse ato do të vazhdojnë”, nënvizoi ai në një intervistë për CNBC.

Ai i është përgjigjur akuzave të presidentit iranian Masoud Pezeshkian se Hezbollahu nuk mund të qëndrojë i vetëm kundër Izraelit dhe se Libani nuk duhet të bëhet një Gazë tjetër.

Presidenti iranian thotë diçka dhe Garda Kombëtare po e çon të gjithë rajonin në humnerë nga terrori i vazhdueshëm me udhëzimet e gjeneralëve të tij, të cilët janë ulur në dhomat e kontrollit të Hamasit dhe Xhihadi Islamik, Hezbollahu dhe Houthi dhe përfaqësuesit në Irak. Nëse presidenti i Iranit vërtet dëshiron ta çojë në një drejtim tjetër, atëherë këta përfaqësues duhet të eliminohen, duhet të zhduken”, tha Herzog.

/rtsh.al/