RTSH 24 Live

Kosova

Presidenti Biden arrin fitoren e parë legjislative, miraton paketën 1.9 trilion dollarë 

27/02/2021

Presidenti Biden arrin fitoren e parë legjislative, miraton paketën 1.9 trilion dollarë 

Dhoma e Përfaqësuesve në mengjesin e kësaj të shtune miratoi paketën e re të ndihmës financiare për Covid-19 me vlerë 1.9 trilionë dollarë, duke shënuar  fitoren e  parë  legjislative për presidentin Joe  Biden.

Projektligji synon të ndihmojë bizneset, qeveritë dhe miliona amerikanë të dëmtuar nga pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Paketa do të sigurojë një ndihmë financiare shtesë prej 1,400 dollarësh për individë dhe ndihmë financiare emergjente për familjet, bizneset e vogla dhe qeveritë lokale dhe shtetërore. Gjithashtu do të mbulojë edhe shpenzimet e personave të papunë  dhe lehtësime taksash për amerikanët me të ardhura të ulëta dhe familjet me fëmijë.

Projektligji tani duhet të shkojë në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë, ku Demokratët qëndrojnë vetëm me votën vendimtare të nënkryetarit. Presidenti Biden ka përkrahur të ashtuquajturin Plani Amerikan i Shpëtimit si një mënyrë për të ndihmuar amerikanët që luftojnë me Covid-19.

Por republikanët kanë deklaruar  se plani është i panevojshëm dhe i mbushur me përparësi demokratike që nuk lidhen me pandeminë.