Portin e Durrësit, do të rialokohet në zonën e Porto Romanos për t’i hapur rrugë shndërrimit të portit aktual në një port tërësisht turistik.
Ky project do të shërbejë për zgjerimin e kapacitetet portuale duke kthyer portin e Durrësit në një pikë të rëndësishme në rajon e më gjerë.
Ministria e infrastrukturës Belinda Balluku ishte në këtë port ku dhe shpjegoi se porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinave detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie.
Balluku bëri me dije edhe lidhjen që do të ketë porti i ri i Durrësit me zonën ekonomike të Spitalles. “Shqipëria e rajoni do të përfitojnë një port ndërkombëtar të përmasave dhe parametrave teknik modern, në të cilin do të kenë akses edhe vendet e tjera të rajonit që nuk kanë dalje në det si Maqedonia e Kosova”, deklaroi ministrja.
Ndërtimi i portit vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe