RTSH 24 Live

Europë

Polonia në ‘gatishmëri’, kryeministri Tusk planifikon trajnime ushtarake në shkallë të gjerë

07/03/2025

Polonia në ‘gatishmëri’, kryeministri Tusk planifikon trajnime ushtarake në shkallë të gjerë

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha të premten se qeveria e tij po punon për një plan për të përgatitur trajnime ushtarake në shkallë të gjerë për çdo mashkull të rritur në përgjigje të situatës në ndryshim të sigurisë në Evropë .

Në një fjalim në parlamentin polak, Tusk tha se qeveria synon të jap detaje të plota në muajt e ardhshëm.

Ai tha se trajnimi ushtarak do të krijonte një forcë rezervë që është "adekuative për kërcënimet e mundshme".

"Ne do të përpiqemi të kemi një model gati deri në fund të këtij viti, në mënyrë që çdo mashkull i rritur në Poloni të trajnohet në rast lufte, në mënyrë që kjo rezervë të jetë e krahasueshme dhe adekuate me kërcënimet e mundshme."

Gjatë fjalimit të tij ai u fokusua kryesisht në situatën e sigurisë ndërkombëtare.

Tusk tha se ushtria ukrainase ka 800,000 ushtarë, ndërsa Rusia ka rreth 1.3 milionë dhe ai dëshiron të rrisë numrin e ushtrisë polake, duke përfshirë rezervistët, në 500,000 nga rreth 200,000 tani.

Ne po flasim për nevojën për të pasur një ushtri prej gjysmë milioni në Poloni, duke përfshirë edhe rezervistët”, tha ai.

Më herët, presidenti Duda propozoi ndryshimin e kushtetutës për t'i bërë të detyrueshme shpenzimet e mbrojtjes në nivelin 4% të PBB-së.

Kryeministri tha gjithashtu se ai mbështet tërheqjen e Polonisë nga konventa e Otavës që ndalon përdorimin e minave tokësore kundër personit, dhe gjithashtu ndoshta nga konventa e Dublinit që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese.

Polonia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainën fqinje në vitin 2022.

Ajo ka nënshkruar kontrata armësh me vlerë rreth 20 miliardë dollarë (15.5 miliardë paund) me Shtetet e Bashkuara për të blerë 250 tanke luftarake M1A2 Abrams, 32 avionë F-35, 96 helikopterë Apache, raketa Javelin dhe sisteme raketash artilerie.

Shqetësimi është rritur pasi Presidenti Donald Trump e ka zhvendosur pozicionin e SHBA nga të qenit mbrojtës i Ukrainës në ndalimin e ndihmës ushtarake dhe inteligjencës dhe duke sinjalizuar një mbështetje për pozicionin e Rusisë.

/rtsh.al/