RTSH 24 Live

Aktualitet

Policia rrugore e Tiranës bën bilancin javor, 10.504 masa dhe 17 të arrestuar

11/08/2024

Policia rrugore e Tiranës bën bilancin javor, 10.504 masa dhe 17 të arrestuar

10.504 masa administrative janë vendosur në një javë nga Policia Rrugore në kryeqytet për shkelje të rregullave të qarkullimit: mesatarisht 1.500 masa në ditë.

Nga to, 913 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 630 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 6.528 masa për parkim të gabuar, 575 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve, 892 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, 301 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 54 masa për xhama të zinj, dhe 11 masa për mosrespektim të sinjalit "Stop".

17 procedime penale në total kanë nisur në një javë: 7 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona për drejtim pa leje, 4 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit, 2 persona u proceduan për korrupsion aktiv dhe 2 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike.

65 leje qarkullimi janë pezulluar dhe  9 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Policia rrugore u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/