RTSH 24 Live

Kosovë

Policia e Kosovës parandalon 4 raste të kontrabandimit në Mitrovicën Veriore

17/04/2024

Policia e Kosovës parandalon 4 raste të kontrabandimit në Mitrovicën Veriore

Njësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Sipas njoftimit të policisë theksohet se në këto raste të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallrat ushqimore në peshë 220 kg me vlerë prej 1,400.00 euro, mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 kg me vlerë prej 2,400.00 euro.

Po ashtu çokollata në peshë 266 kg me vlerë prej 1,700.00 euro, si dhe pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 euro.

Këto operacione janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet në njoftimin për media.

/rtsh.al/