RTSH 24 Live

Aktualitet

Vota e shqiptarëve në diasporë, Haçkaj: Nëse nuk përmbushet ky detyrim, zgjedhjet do të jenë antikushtetuese

02/05/2024

Vota e shqiptarëve në diasporë, Haçkaj: Nëse nuk përmbushet ky detyrim, zgjedhjet do të jenë antikushtetuese

Florjan Haçkaj, përfaqësues i Diasporës për Shqipërinë e Lirë  në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTSH 24,  deklaroi se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga afati që Gjykata Kushtetuese i vuri Kuvendit për të mundësuar votën e emigrantëve. 

Sipas tij, nëse nuk përmbushet ky detyrim, kemi të bëjmë më zgjedhje anti-kushtetuese dhe zgjedhjet të bëhen pa votën e diasporës.

Gjithashtu Haçkaj ka komentuar protestën e ditës të sotme ku disa aktivistë të diasporës kanë hapur një banderolë të madhe në Kuvend ku shkruhej “Dua të votoj 2025”.

  1. Haçkaj si e vlerësoni protestën sot në Parlament për votën e diasporës?

Në gjykimin tim kjo protestë në Parlamentin e Shqipërisë, ishte një aksion shumë i domosdoshëm por i vonuar. Sot që flasim kanë kaluar 111 ditë nga data ku Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar parlamentit që të plotësojë kuadrin ligjor, pra jemi në tejkalim të afatit.

Unë vlerësoj jashtë mase protestën që është mbajtur sot në Parlament, madje ajo ka nisur dhe në gjithë Evropën dhe do përshkallëzohet para çdo përfaqësie diplomatike shqiptare duke rritur presionin qytetar për t’iu mundësuar votimin dhe respektuar këtë të drejtë kushtetuese.

Pra protesta e sotme ka marr dhe mbështetjen e përfaqësueseve të shqiptarëve në Evropë që mbështesin të drejtën e votës së diasporës?

Patjetër që është një nisëm në e shqiptarëve të diasporës “Dua të votojë 2025” ku disa prej organizatorët janë anëtar dhe të ‘Diasporës për Shqipërinë e Lirë’. Patjetër që ka marr mbështetjen sepse tregon indinjatën e madhe të popullit që kjo e drejtë nuk po plotësohet.  

Por si mund të realizohet vota e diasporës kur koha nuk premton dhe jemi pak muaj nga zgjedhjet?

Patjetër që nuk ka shumë kohë por ka mjaftueshëm kohë. Mjafton që Parlamenti duhet të bjeri në unanimitet për draftin më të mirë që të plotësohet ligji. Ne si përfaqësues të ‘Diasporës për Shqipërinë e Lirë’ e kemi dorëzuar pr-ligjin tonë që në shtator.  Në dijeninë tonë PS-ja ka bërë propozimin për këtë çështje ndërsa opozita gjithashtu ka bërë propozime por dhe ka mbështetur propozimet tona.  Pra janë tre propozime konkrete në tryeze, mesa duket dhe KQZ-ja ka interes të madh ta bëjë por dhe OSBE-ja ka shprehur dëshirën për të ndihmuar këtë proces.  Por dua të ketë vullnet politik që të merret një vendim për votën e diasporës.

Unë mendoj që deri në korrik nëse plotësohet afati ligjor , KQZ-ja ka mjaftueshëm kohë për të plotësuar aktet nën/ligjore. Nëse nuk tejkalohet ky afat të jeni të bindur që kemi të bëjmë më zgjedhje anti-kushtetuese nëse bëhen pa votën e diasporës.

Kush nga palët sipas jush po përpiqet ta zvarris çështjen?

Është e qartë, qeveria!  Ajo është e para dhe votat i ka të gjitha për të kaluar çdo nismë të sajën me votë të një anshme dhe çuditërisht këtu kërkon konsensus të madh. E ka të gjithë infrastrukturën dhe është premtimi i tyre elektoral që prej mandatit të parë. Por dhe opozita ka fajet e saj për frikën e treguar dhe që kjo votë mos të vidhet.  Por ne duhet të gjejmë mënyrën më të sigurte dhe më të shpejt që kjo të bëhet dhe të respektohet vendimi i Kushtetueses që e thotë qartë se nuk ka zgjedhje pa votën e diasporës përveçse të papranueshme.

A mendoni që vota e diasporës mund të jenë përcaktuese për mandatet e deputetëve?

 Ne dëshirojmë që kjo e drejtë kushtetuese ti mundësohet shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Por se sa të zota do të jenë partitë që ta marrin këtë votë për vete kjo është çështje tjetër që nuk na takon neve si lëvizje qytetare. Pa diskutim që me një ndarje të mirë territorialë kjo votë do të kishte një peshë më të madhe por e rëndësishme është fakti që kjo të bëhet realitet sa më shpejtë.

 

 

 /rtsh.al/