RTSH 24 Live

Politikë

Plani i BE për zgjerimin, Tabaku deklaron se fokus duhet të jenë reformat me karakter ekonomik, pasi prekin drejtëpërdrejt qytetarin 

20/04/2024

Plani i BE për zgjerimin, Tabaku deklaron se fokus duhet të jenë reformat me karakter ekonomik, pasi prekin drejtëpërdrejt qytetarin 

Parlamenti Europian pritet që javën e ardhshme  të miratojë planin e rritjes të BE për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku deklaroi për RTSH se plani  është një instrument i cili ka në qëndër qytetarin 
 
Teksa përparimi në reforma është kushti për të përfituar nga rritja, zonja Tabaku shprehet se qeveria shqiptare ende nuk ka sjellë planin.

Sipas Tabaku fokusi duhet të jetë tek reformat ekonomike për të përmirësuar jetesën. 

Plani parashikon 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi me pagesë të kushtëzuar që partnerët e Ballkanit Perëndimor të përmbushin reforma specifike për tu  integuar gradualisht  me Bashkimit Europian.

Gazetare Jonida Omeri

/ rtsh.al /