RTSH 24 Live

Aktualitet

Plagoset me mjet prerës 40-vjeçarja në Tiranë, në kërkim autori

01/03/2023

Plagoset me mjet prerës 40-vjeçarja në Tiranë, në kërkim autori

Një 40-vjeçare është plagosur me mjet prerës në zonën e “Astirit” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (1 mars), ndërsa 40-vjeçarja po merr mjekimin e duhur në spital.

40-vjeçarja M.G. është paraqitur në spital me plagë, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën. Është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Plagosja e 40-vjeçares, është ngjarja e radhës që ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme. Më herët 3 gra u vranë dhe dy të tjera u plagosën në Kodër Kamëz dhe Kamëz.

/rtsh.al/