RTSH 24 Live

Art

Piktori Ardian Paci, një ligjëratë në Akademinë e Shkencave për Artin Figurativ Shqiptar

24/03/2023

Piktori Ardian Paci, një ligjëratë në Akademinë e Shkencave për Artin Figurativ Shqiptar

Është shumë e rrallë të shohësh se si një piktor vepra e të cilit flet me imazhe, zbraz shpirtin me fjalë përpara të tjerëve. Të flasë edhe për kohët me dritë-hije të veprave të tij, ato të krijuara në periudhën e realizmit socialist. 

Ardian Paci vjen nga Nuova Accademia di Belle Arti NABA, Milano, ku është lector, në Akademinë e Shkencave në Tiranë për të mbajtur për rreth 60 minuta ligjëratën, “TRAJEKTORE TË NDËRTHURUNA”. Paci trajtoi periudhën nga Realizmi Socialist Shqiptar tek raporti me avanguardët e shekullit XX e deri tek takimi me artin bashkëkohor. 

Duke e cilësuar vetveten jo të vetmin që mban çelësin e veprës së tij, por si dikë që e di mirë historinë, Paci rrëfeu se si artistët shqiptarë pas luftes së dytë botërore  ishin artiste qe kishin studiuar kryesisht në Itali dhe sollën frymën realiste. Por ka piktorë si Abdurrahim Buza që kanë vibrime post-impresioniste. 

Me konsolidimin e sistemit komunist, artistët shqiptarë çohen të studiojnë në lindje. 

Më pas arti socialist konsolidohet edhe teorikisht, edhe në formen e tij. 

Por ishin librat në rusisht, apo vepra të ndryshme si "Labirintet e modernizimit" i Prof. Alfred Uçit ku edhe pse të përshkruara me kritika, Ardiani zbulonte pikturat e Rembrandit, Da Vincit, Picasos, Dalisë. "Në mesin e viteve '80-'90 arti figurativ shqiptar del nga frontaliteti e fiton nota mistike. Ka modele me te thjeshta jo me tone heroike" thotë Paci.

Nga protestat e para në Akademinë e Lartë të Arteve në vitet '90 me Edi Ramën, Adrian Paci kujton kërkesat për të patur akses në bibliotekë për të parë librat e artit pa censure. Më tej do të binte edhe epika dhe heroizmi e do të jepej lakuriq drama e emigracionit shqiptar.

Duke parë më tej në kohë tiparet e kopjes së kopjeve mes artistëve shqiptarë, Ardian Paci do të përpiqej të kthehej te kërkimet e tij vetjake në realitet.

 

/ rtsh /