RTSH 24 Live

Botë

Përshkallëzimi i konfliktit në Liban, Shefi i OKB: Bëj thirrje për armëpushim të menjëhershëm!

3 orë para

Përshkallëzimi i konfliktit në Liban, Shefi i OKB: Bëj thirrje për armëpushim të menjëhershëm!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se “është jashtëzakonisht i shqetësuar” me përshkallëzimin e konfliktit në Liban, teksa ka bërë apel për një armëpushim të menjëhershëm.

Përmes një deklarate, ai paralajmëroi se një "luftë e gjithanshme duhet të shmanget në Liban me çdo kusht".

Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë kontaktet e tij dhe përfaqësuesit e tij në terren gjithashtu do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, thuhet në deklaratë.

SHBA ka deklaruar se beson se Irani po përgatit një sulm të afërt me raketa balistike kundër Izraelit, pas nisjes së një operacioni tokësor nga Izraeli në Libanin jugor që synon Hezbollahun e mbështetur nga Irani.

Ushtria izraelite tha se nuk ka identifikuar ende një kërcënim ajror nga Irani.

Zyrtarët izraelitë e përshkruan ofensivën tokësore në Liban si "sulme të lokalizuara" që janë "shumë të kufizuara në shtrirje", duke thënë se nuk do të kishte "pushtim afatgjatë " të Libanit./ CNN

/rtsh.al/