RTSH 24 Live

Politikë

Përplasja, Boçi-Gjikondit: Ti i ke qejf replikat. Gjikondi: Nuk është ky modeli për qytetarët!

12/12/2023

Përplasja, Boçi-Gjikondit: Ti i ke qejf replikat. Gjikondi: Nuk është ky modeli për qytetarët!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është përplasur me juristen Brisida Gjikondi në studion e emisionit “3D” në RTSH 1 teksa po diskutohej mbi procedurën e ndjekur nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Berisha për të cilin kërkohet arrest shtëpie.

Boçi dhe Gjikondi përveçse kanë debatuar mbi procedurën e SPAK ndaj Berishës, janë “kapur” mes tyre në rrafshin etik të diskutimit.

Pjesë nga debati në studio:

Boçi: Në parashtrimin pararendës nga parafolësja, u tha se nëse një vendim i gabuar ratifikohet nga një organ më i lartë atëherë ky vendim i gabuar bëhet vendim i drejtë. Po kjo është për të vendosur duart në kokë!

Gjikondi: Thashë nuk iu pëlqen juve, jo i gabuar! Flasim në një shtrat logjik dhe jo emocional.

Boçi: S’do e bëjmë muhabet kafeneje, vazhdo bëje me shoqet e tua atje ku e ke regjistrin e përshtatshëm. Të folurën time e kam shumë etike.

Gjikondi: Jo nuk e ke etike, sepse nuk thuhet “shoqet e tua”

Boçi: Unë e di që ti i ke qejf këto replikat sepse m’i ke bërë edhe në një kohë të caktuar. Të lutem shumë. Vazhdo bëj detyrën për të cilën ke ardhur këtu, unë kam ardhur me detyrën politike dhe detyrë qytetare.

Gjikondi: Nëse është qytetare nuk do të jepni këtë lloj modeli dhe mesazhi te shqiptarët.  

/rtsh.al/