RTSH 24 Live

Botë

Përpjekje për ta larguar nga Irani? SHBA dhe Izraeli diskutojnë sot për pushtimin e Rafahas!

18/04/2024

Përpjekje për ta larguar nga Irani? SHBA dhe Izraeli diskutojnë sot për pushtimin e Rafahas!

SHBA dhe Izraeli do të zhvillojnë një takim virtual për një pushtim të mundshëm tokësor të Rafahut sot në Shtëpinë e Bardhë, kështu kanë deklaruar dy zyrtarë për ‘NBC News’.

Ky është një diskutim vijues i takimit të 1 prillit për të njëjtën çështje, i cili thuhet se ka përfshirë zërat e ngritur të zyrtarëve amerikanë që nuk i besonin planet izraelite për t'u marrë me shqetësimet humanitare rreth operacionit.

Takimi i sotëm do të kryesohet nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, dhe do të përfshijë përfaqësues nga Pentagoni, duke përfshirë planifikues të lartë ushtarak amerikan.

Megjithatë, presidenti Joe Biden nuk pritet të marrë pjesë. Rafah është i vetmi qytet i madh në Gaza që ende nuk është sulmuar nga trupat izraelite nga toka, por qindra mijëra civilë të zhvendosur të grumbulluar në qytet janë ende subjekt i sulmeve ajrore gjatë muajve të fundit. Megjithatë, në përpjekje për të mos e lejuar të sulmojë Iranin, duket se do t’i lejojë të sulmojë Rafahn!

 

/rtsh.al/