RTSH 24 Live

Aktualitet

Përmeti, destinacion turistik edhe në janar, rritje prej 25% krahasuar me një vit më parë

4 orë para

Përmeti, destinacion turistik edhe në janar, rritje prej 25% krahasuar me një vit më parë

Viti 2025-së ka nisur i mbarë për turizmin në zonën e Përmetit. Specialistët e Turizmit pranë bashkisë Përmet bëjnë me dije se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje në rreth 25%.

Turistët janë kryesisht nga Spanja, Austria, Çekia e të tjerë, ndërkohë edhe për vendasit.

Edjon Maliqi, Specialist turizmi pranë bashkisë thekson se kanë nisur edhe rezervimet e para për këtë vit.

Përmeti ofron alternative të turizmit rural, atij ujorë , gastronomikë ç’ka po i tërheq vendasit dhe të huajt gjithnjë e më tepër.

Gazetare:  L. Koçiu 

/rtsh.al/