RTSH 24 Live

Sociale

Përhumbja e trurit pasojë e “Covid“-it të gjatë, mjekët tregojnë se preket kujtesa afatshkurtër

28/04/2024

Përhumbja e trurit pasojë e “Covid“-it të gjatë, mjekët tregojnë se preket kujtesa afatshkurtër

Ju ka ndodhur të niseni për të bërë diçka dhe të harroni se për çfarë shkuat? Apo të jeni duke komunikuar dhe t’ju fshihet informacioni që keni në mendje ?  Kjo simptomë quhet “ Brain Fog” ose trullosje apo përhumbje e trurit  e cila ndodh kur ju nuk mund t’i mbani mënd gjërat siç bëni normalisht. Neurologia Entela Basha thotë se pas pandemisë, humbja e kujtesës afatshkurtër është  bërë simptoma më e zakonshme.

“Në literaturë sot përshkruhen një grup simptomash që lidhen me humbjen e kujtesës afatshkurtër dhe janë cilësuar si brain fog ose trullosje apo përhumbje. Nuk është shenjë e demencës. Nuk dihet nëse do të çojë në demencë pasi këto duan studime afatgjata por akuzohet edhe “COVID” sidomos “Long Covid” që është quajtur një ndër shkaqet e kësaj përhumbje të individëve. Nuk është shenjë e demencës”, tha neurologia Entela Basha.

Simptomat e përhumbjes së trurit përfshijnë harresën, përqendrimin e dobët dhe vështirësia në gjetjen e fjalëve ndër të tjera. Por a duhet të shqetësohemi nëse kjo përhumbje na ndodh shpesh?

“Për moshat mbi 60 vjeç e mira do të ishte të bëjnë një vlerësim tek specialist”, tha mjekja.

Mjekja këshillon edhe ushtrime të trurit

“Ka edhe ushtrime që mbajnë trurin ën formë. Psh pacientëve më “Alzhiemer” u sugjerohet të zgjidhin sa më shumë fjalëkryqe, të lexojnë libra, të mbajnë shënime e të ritregojnë. Shumë I rëndësishëm është edhe sporti e dieta”, tha neurologia.

Mjegullimi i mendjes është tepër frustuese dhe duhet adresuar kur ndodh shpesh.