Në Kinema “Millennium” në Tiranë u shfaq së fundi premierë e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela”.
Filmi prodhimi i vitit 1977 i "Kinostrudios Shqipëria e Re" me regji të Muharrem Fejzos , u restaurua nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia.
Projekti u financua në kuadër të projektit “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”.
Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua nga elementet origjinalë negativë 35 mm të AQSHF-së, në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali.
Në këtë film pëmblidhet një nga ngjarjet më të rëndësishme historike ikja nga Vlora e trupave italiane të mbetura pas Luftës së Parë Botërore.
Aktorë janë Thimi Filipi, Fatos Sela, Serafin Fanku, Stavri Shkurti, etj.
Filmi mban emrat e një sërë artistësh nga më të njohurit e kinematografisë shqiptare si: Ilia Terpini në kamera, muzika nga Kujtim Laro, skenari nga Duro Mustafaj, piktor Azis Karalliu, kostumografia nga Alush Shima etj.
/ rtsh.al /