RTSH 24 Live

Rajon

Pendarovski: Rezultatet nuk janë siç i prisnim, nuk do të kërkoj bashkim mekanik të votave në raundin e dytë

25/04/2024

Pendarovski: Rezultatet nuk janë siç i prisnim, nuk do të kërkoj bashkim mekanik të votave në raundin e dytë

Kandidati i LSDM-së për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp tha se rezultatet nuk ishin siç pritej dhe se me gjasë diferenca mund të jetë rreth 130 mijë vota.

“Me gjasë, diferenca do të jetë rreth 130 mijë vota. Prisnim më pak, por nesër është një ditë e re. Nga nesër fillojmë me takimet me qytetarët. Ishin shtatë kandidatë dhe kjo bëri që votat të ndahen në disa anë. Ne po e nisim nga fillimi punën dhe detyra ime do të jetë të promovoj konceptin në të cilin besoj thellë, atë koncept të një shteti që nuk është i izoluar, është i integruar në Evropë dhe i një shteti që nuk ka ndarje të brendshme në asnjë bazë”, tha Pendarovski.

Ai pret që në raundin e dytë të ketë shumë më tepër qytetarë që do ta njohin konceptin që ai përfaqëson.

“Nuk do të bëj marrëveshje me asnjë nga kandidatët për të ashtuquajturin transferim mekanik të votave. As në 2014 dhe as në 2019 nuk e kam bërë një gjë të tillë që mekanikisht t’i marr votat dikujt. Këtë nuk do ta bëj as tani, thjesht konceptin tim do ta prezantoj para të gjithë qytetarëve”, theksoi Pendarovski. Portalb

/rtsh.al/