RTSH 24 Live

Politikë

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, do të votohen më 27 prill

25/04/2024

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, do të votohen më 27 prill

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare.

Lista e publikuar nga PL-ja, kryesohet nga ish-ministri Insfrastrukturës,  Edmond Haxhinasto, njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar i PL-së duke vazhduar me zv. kryetari dhe dy nënkryetarët.

Konventa Kombëtare e PL do të mbahet në datën 27 Prill, ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

Në mbështetje të nenit 11.5 të Statutit, Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t'i propozohen për votim Konventës Kombëtare, që do të mblidhet në datën 27 Prill, ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

  1. Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
  2. Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirisë)
  3. Agim Nesho (Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë)
  4. Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
  5. Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
  6. Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
  7. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
  8. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
  9. Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
  10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
  11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
  12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
  13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
  14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
  15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
  16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
  17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
  18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

/rtsh.al/