Papa Françesku shprehu të premten solidaritetin e tij me spanjollët e prekur nga përmbytjet që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 205 personave, ndërsa dhjetëra mbeten të zhdukur.
“Ne lutemi për popullsinë e Gadishullit Iberik, veçanërisht për rajonin e Valencias, të shkatërruar nga stuhia”, tha Papa pas lutjes.
“Zoti i mbështettë ata që po vuajnë dhe shpëtimtarët”, shtoi ai, duke shprehur “solidaritetin e tij me popullin e Valencias”.
Rajoni i Valencias u godit të martën mbrëma dhe natën mes të martës dhe të mërkurës nga përmbytjet e mëdha që shkaktuan vdekjen e 202 personave sipas numërimit të fundit. Tre persona të tjerë humbën jetën në rajonet fqinje ndërsa dhjetëra janë të zhdukur.
/rtsh.al/