Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore.
Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila theksoi se qytetarët do të subvencionohen në masën 70% nga Agjencia për Eficencën e Energjisë.
Janë të disponueshme 2000 njësi për t’u përdorur në këtë paketë të dytë, që do të thotë se do mund të përfitojnë 2 mijë familje.
“Me njoftimin e rëndësishëm se prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit.
2 mijë njësi për 2 mijë familje, 70% subvencionim nga AEE.
Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie”, shkruan Balluku në rrjetin social Facebook.
Thirrja e dytë për aplikimin e subjekteve që dëshirojnë që të ofrojnë shërbimin e instalimit dhe panelet diellore për 2 mijë familje u hap më 4 shkurt, ndërsa ditën e sotme u hap aplikimi për abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore.
/rtsh.al/