RTSH 24 Live

Art

Orkestra e RTSh koncert në "Turbina"

12/11/2021

Orkestra e RTSh koncert në "Turbina"

Tingujt e orkestrës sinfonike të Radio Televizionit Shqiptar do të pushtojnë mbremjen e së premtes sallën  e teatrit “ Turbina”.
Premierë e këtij koncerti do të jenë dy vepra “Vallja e shtrigave” nga Nestor Kraja dhe  Koncerti për violincel  dhe orkestër në re minor e Eduard Lalo. Në pjesën e dytë të programit do të luhet  Simfonia nr 7 në La maxhor  nga Bethoven.
I ftuar nderi do të jetë solisti i teatrit së Operas dhe Baletit në Paris, Orelie  Sabure. Ai u shpreh tepër i emocionuar që ndodhet në Shqipëri për të luajtur këtë pjesë që ai e ka shumë përzemër.
Eno Koço ishte dirigjenti i njohur nga e cila do të udhëhiqet orkestra.