RTSH 24 Live

Art

Opereta "Die Fledermaus" në skenën e TKOB

16/11/2022

Opereta "Die Fledermaus" në skenën e TKOB

Rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit vepra e kompozitorit të mirënjohur austriak, Johan Shtraus. 

Opereta “Die Fledermaus” apo “Lakuriqi i Natës”, sjell në skenë një ndërthurje mes operas, baletit dhe teatrit skenik.

Në këtë vepër, Shtraus sjell një histori, në të cilën gërshetohet klasi dhe grotesku mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vieneze të vitit 1870,  një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot. 

Atmosfera e mrekullueshme e kësaj shfaqjeje realizohet nën interpretimin e shkëlqyer të të gjitha trupave të TKOB. Në rolet kryesore do të interpretojnë, sopranoja me role kombëtare dhe ndërkombëtare Nina Muho dhe tenori Denis Skura. 

Opereta Die Flermaus do të vihet në skenë për publikun për 3 netë radhazi, në datat 17, 18 dhe 19 Nëntor në orën 20:00. 

 

/ rtsh.al /