RTSH 24 Live

Aktualitet

Operacion i SPAK, prangoset ish- nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 efektivë

20/11/2023

Operacion i SPAK, prangoset ish- nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 efektivë

Prangoset ish- nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani bashkë me një nga djemtë e tij, Eralb Breçani. Në pranga kanë rënë edhe 10 persona te tjerë mes tyre edhe policisë dhe ish- policë.

Nga burime policore mësohet se Breçani akuzohet për "përkrahje të autorit të krimit". Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se në pranga ka rënë edhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur ky për drejtësinë. 

Janë ende të paqarta të gjitha arsyet e këtyre arrestimeve, pasi operacioni policor është ende në zhvillim dhe për momentin nuk jepen shumë detaje. Por mbi të arrestuarit mësohet se rëndojnë akuzat: 'pastrim parash', 'grup i strukturuar kriminal', 'trafik droge', 'sigurim kushtesh për të kryer vrasje', 'shpërdorim detyre' dhe 'përkrahje të autorit të krimit'. Operacioni mësohet se është bërë me urdhër të SPAK-ut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. 

/rtsh.al/