RTSH 24 Live

Botë

OKB: Rusia ka injoruar në mënyrë flagrante ligjin e të drejtave të njeriut në Ukrainë

30/06/2022

OKB: Rusia ka injoruar në mënyrë flagrante ligjin e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Koordinatori Humanitar i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën ka deklaruar se Rusia ka "injoruar hapur" ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut në pjesë të vendit që nuk janë më nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

Osnat Lubrani ka thënë se organizatat e ndihmës nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime ndihme ose të merrnin akses në Kherson apo Mariupol dhe nuk kishin mundur të arrin marrëveshje për një kalim të sigurt për të evakuuar njerëzit për t'u larguar nga Severodonetsk. Forcat ruse tani kanë nën kontroll Mariupolin dhe Severodonetsk.

"Ne po bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur njerëzit jetët e të cilëve janë shkatërruar nga kjo luftë. Por Federata Ruse, gjithashtu qeveria e Ukrainës, duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur njerëzit e këtij vendi dhe për të bërë të mundur punën tonë", tha Lubrani në një konferencë shtypi në Kiev./ BBC

/rtsh.al/