RTSH 24 Live

Sociale

OBSH: Vaksinat shpëtojnë mbi 500 mijë jetë çdo vit

10/10/2024

OBSH: Vaksinat shpëtojnë mbi 500 mijë jetë çdo vit

Vaksinat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër vdekjeve të shkaktuara nga rezistenca antimikrobike (AMR), sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

”Më shumë se gjysmë milioni jetë mund të shpëtohen çdo vit”, theksoi OBSH.

”Vaksinat janë të rëndësishme në luftën kundër AMR dhe duhet të integrohen në strategjitë kombëtare dhe globale të zbutjes së AMR dhe vendimmarrjen për zhvillimin, futjen dhe përdorimin e tyre”, thekson OBSH.

Agjentët antimikrobikë përfshijnë substanca efektive kundër baktereve, por edhe kundër viruseve, kërpudhave dhe parazitëve.

Sipas vlerësimeve të OBSH-së, ”vaksinat mund të parandalojnë vdekjen e 515 000 njerëzve çdo vit duke parandaluar infeksionet dhe transmetimin e patogjenëve”.

Nëse do të administroheshin më shumë vaksina, do të nevojiteshin më pak antimikrobikë, gjë që do të reduktonte numrin e rasteve të rezistencës, sipas OBSH-së, që do të thotë se më pak pacientë do të vdisnin nga rezistenca antimikrobike.

Për të arritur në këtë vlerësim, OBSH shqyrtoi si vaksinat ekzistuese ashtu edhe ato që janë ende në fazat e hershme të zhvillimit ose janë tashmë në një fazë të avancuar zhvillimi.

/ rtsh.al /