RTSH 24 Live

Rajon

Nurellari: Dështimi i opozitës në Maqedoninë e Veriut është dështim i Kurtit

25/04/2024

Nurellari: Dështimi i  opozitës në Maqedoninë e Veriut është dështim i Kurtit

I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, analisti Adri Nurellari u shpreh se këto zgjedhje ishin dështim i partive opozitare në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu ishte një dështim i Kurtit.

Gjithashtu analisti Nurellari u shpreh se ky ishte një dështim edhe për vet Albin Kurtin sepse ka qenë mbështetësi kryesor i formimit të koalicionit.

E para që do thoja dhe do vija në dukja është se ky është dështimi flagrant i partive opozitare dhe e Kurtit personalisht sepse ka qenë bekusi, kumbari dhe mbështetësi kryesor i formimit të koalicionit, dhe shpalljen Taravari e bëri pas takimit me Kurtin”, tha analisti Nurellari.  

/rtsh.al/