RTSH 24 Live

Ekonomi

Nis dorëzimi i blloqeve të papërdorura nga bizneset

23/02/2021

Nis dorëzimi i blloqeve të papërdorura nga bizneset

Ka nisur dorëzimi i blloqeve të papërdorura nga bizneset. Nga Drejtoria e Tatimeve në Korçë bëhet e ditur se të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë më subjekt i Tvsh-së kanë detyrim të depozitojnë dokumentacionin tatimor të shpërndarë. Deri tani janë 10 biznese që kanë bërë dorëzimet e para.

Afati për dorëzimin e fletëve ose blloqeve të papërdorura nga tatimpaguesit do të jetë periudha 1 Mars – 31 Gusht 2021. Shkëmbimi  i faturave midis biznesit dhe enteve publike do të jetë elektronik dhe në përputhje me standardet europiane. Gjithashtu që prej 1 janarit 2021, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.