RTSH 24 Live

Politikë

Nikolla me Jeliazkovin: Bullgaria përkrahëse e Ballkanit Perëndimor në BE, zgjerojmë bashkëpunimin

26/02/2024

Nikolla me Jeliazkovin: Bullgaria përkrahëse e Ballkanit Perëndimor në BE, zgjerojmë bashkëpunimin

“Janë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Bullgaria të zgjerojnë bashkëpunimin dypalëshe në fusha me interes reciprok”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në konferencën e përbashkët me Kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, pas takimit të mbajtur më herët.

Nikolla ka vlerësuar rolin e Bullgarisë si përkrahëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Bindjen se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë procesit të negociatave.

Shqipëria vlerëson politikën e jashtme konstruktive të Bullgarisë, fokusin e saj te fqinjësia e mirë dhe përpjekjet për rritjen e rolit të nismave rajonale. Rolin e Bullgarisë si përkrahëse e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE e konsiderojmë si investim strategjik dhe garanci për sigurinë e tij në të ardhmen sidomos kur palët e treta po punojnë për  rritjen e ndikimit të tyre në rajon. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Vlerësuam se janë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Bullgaria të zgjerojnë bashkëpunimin dypalëshe në fusha me interes reciprok, energjia, infrastruktura, bujqësia, industria minerale, arsimi, kultura, turizmi, siguria, mbrojtje, etj,.

Shqipëria dhe Bullgaria kanë bashkëpunim veçanërisht të mirë në kuadër të Kombeve të Bashkuara që u konfirmuar gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”, u shpreh Nikolla.

/rtsh.al/