RTSH 24 Live

Sport

Ngjarje tragjike në "Asllan Rusi", një adoleshent pëson kolaps dhe ndërron jetë në spital, skuadrat ndërpresin ndeshjen

24/02/2024

Ngjarje tragjike në "Asllan Rusi", një adoleshent pëson kolaps dhe ndërron jetë në spital, skuadrat ndërpresin ndeshjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. 

Një 16-vjeçar ka pësuar kolaps dhe është rrëzuar në fushë, ndërsa po ndiqte një takim të shokëve të tij. 

Ai është çuar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar edhe jetë. 

Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja në fjalë dhe të zhvillohet një ditë tjetër.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ rtsh.al /