RTSH 24 Live

Politikë

Ngjarja në Himarë, PD: Rama të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm

03/08/2022

Ngjarja në Himarë, PD: Rama të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm

Partia Demokratike fajëson qeverinë për incidentin e ndodhur një ditë më parë në Himarë ku një vajzë 7 -vjeçare humbi jetën pas goditjes fatale nga një gomone.

Në një dalje për mediat Deputetja Albana tha se përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë bie mbi një zinxhir institucionesh që nuk zbatojnë ligjin, ndaj kërkon shkarkimin e menjëhershmëm të ministrave sipas saj të papërgjegjshëm të Ramës.

Vokshi bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur nga shoqëria civile për humbjen e jetës së vajzës 7-vjeçare.

"Vrasja tragjike nga komisari skafist e trafikant i policisë, ka tronditur thellë shqiptarët kudo janë. Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total te tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.

Me këtë rast Partia Demokratike deklaron se tragjedia që i mori jetën vogëlushes Jonada Avdia, dje në plazhin e Himarës, nuk është përgjegjësi vetëm e kryepolicit Arjan Tase.

Është një zinxhir i tërë institucionesh shtetërore që kanë përgjegjësi direkte. Institucione, të cilët kanë eprorë e vartës, janë pjesë e vrasjes së kryer dje në bregdetin shqiptar, e që vjen pas dy rasteve të tjera të ditëve të fundit.

Ne nuk do të shpërndajmë përgjegjësitë, dhe as të luajmë ‘politikën e vdekjes’, por duam e do të ngremë zërin. Ne do të sigurohemi, që ngjarje të tilla të mos përsëriten!

Është pandëshkueshmëria. Është heshtja dhe mosreagimi prej ngjarjeve të mëparshme. Është propaganda qeveritare e jo zbatimi i ligjit që çon në përsëritjen tragjike të tyre. Është moszbatimi i akteve nënligjore që vetë qeveria e Edi Ramës ka miratuar.

Duam t’ju bëjmë thirrje gjithashtu gjithë të qytetarëve të indinjuar që ta trasferojnë protestën nga rrjetet sociale në shesh", tha Vokshi.

Shoqëria civile ka thirrur një protestë nesër në orën 19:00.

/rtsh.al/