RTSH 24 Live

Botë

Netanjahu: S’do ketë armëpushim derisa Hamasi të lirojë pengjet e para

18 orë para

Netanjahu: S’do ketë armëpushim derisa Hamasi të lirojë pengjet e para

Disa orë përpara marrëveshja e armëpushimit të hyjë në fuqi, kryeministri Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli ende nuk ka marrë një listë me emrat e pengjeve që Hamasi është planifikuar të lirojë, gjë që e cila mund të pengojë marrëveshjen.

Ne nuk do të ecim përpara me skicën derisa të marrim një listë të pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, tha Netanjahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.

Marrëveshja thotë se Hamasit i kërkohet të japë emrat e pengjeve të paktën 24 orë përpara lirimit të tyre.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Katarit, armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit do të hyjë në fuqi në më pak se 24 orë. Përmes një postimi në X, ministri i Jashtëm i Katarit, Majid Al Ansari, tha se armëpushimi do të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën.

Ai këshilloi njerëzit që të kenë kujdes kur marrëveshja të hyjë në fuqi dhe të presin udhëzimet nga zyrtarët.

Të shtunën herët në mëngjes, kabineti i Izraelit miratoi marrëveshjen për një armëpushim në Gazë që do të lironte dhjetëra pengje dhe do të ndalonte luftën 15-mujore me Hamasin, duke i sjellë palët një hap më afër përfundimit të luftimeve të tyre më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese ndonjëherë.

Pavarësisht lajmeve për armëpushimin, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin qendror të shtunën, me ushtrinë që tha se ka kapur predha të lëshuara nga Jemeni.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë shtuar sulmet e tyre raketore në javët e fundit. Grupi thotë se sulmet janë pjesë e fushatës së tyre që synon të ushtrojë presion mbi Izraelin dhe Perëndimin për luftën në Gazë.

Nga ana tjetër, Ministria Palestineze e Shëndetësisë thotë se ka pasur gjithashtu sulme të vazhdueshme izraelite në Gazë ku 23 persona u vranë një ditë më parë.

Sipas fazës së parë të armëpushimit, 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme, në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli. Pjesa tjetër, duke përfshirë ushtarët meshkuj, do të lirohen në një fazë të dytë që do të negociohet gjatë fazës së parë. Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë robërit e mbetur pa një armëpushim të qëndrueshëm dhe një tërheqje të plotë të Izraelit.

/rtsh.al/