RTSH 24 Live

Politikë

Nesturi: Steka e Metës është e thyer. Nuk ka skoç që e ngjit

19/04/2024

Nesturi: Steka e Metës është e thyer. Nuk ka skoç që e ngjit

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ deklaroi se kryetari i PL-së, Ilir Meta me lëvizjen e fundit të ndërmarr brenda partisë ka si qëllim të shkarkoi ngarkesat e këqija që kanë punë me SPAK.

“Meta është duke shkarkuar ngarkesa të ‘këqija’ që kanë punë me SPAK nëpërmjet kësaj lëvizje ku personazhet të ndryshëm janë marr me çështjen e lobimit kur ai vetë ishte në postin e Presidencës” u shpreh ai.

Sipas tij, Meta ka kuptuar një fakt që i ka rënë pesha e tij politike dhe partia që ai drejton nuk mund të konkurroj dot dhe të jetë tryznues sikurse po bënë Sali Berisha.

“Unë shikoj që dhe një pjesë e luftës që bëhet ndaj nepotizmit  besoj se janë personazhe që janë të përfolur në çështjen e asaj që quhet çështja e lobimit”.

 Sakaq ai theksoi se, “Meta gjithmonë ka qenë nga ata që e ka mbajtur stekën lartë, tashmë steka i është thyer dhe sado me skoç ta ngjitës ajo nuk zë më.

 

  /rtsh.al/