RTSH 24 Live

Politikë

Nesër nis fushata, OSBE: Të jetë paqësore, zbatoni rekomandimet e ODIHR-it

13/04/2023

Nesër nis fushata, OSBE: Të jetë paqësore, zbatoni rekomandimet e ODIHR-it

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit, OSBE u ka bërë thirrje të gjitha partive dhe kandidatëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe konstruktive.

OSBE kërkon zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, ndërsa thekson se prezenca e saj në Shqipëri do të jap të gjithë ndihëm e nevojshëm që duhet për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike më 14 maj.

“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.

Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, shkruan OSBE në facebook.

14 prilli shënon edhe nisjen zyrtare të fushatës elektorale, ku kandidatët për kryetar bashkie do të takohen me qytetarët dhe elektoratin e tyre për të prezantuar programin. Vetë PS këtë fushatë ka vendosur të mos ketë fushata të mëdha dhe shpenzimet t’i çojë për të mbjellë pemë në 61 bashkitë e vendit.

/rtsh.al/