RTSH 24 Live

Aktualitet

Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali 35-vjeçari

3 orë para

Në kërkim nga SPAK, arrestohet në Itali 35-vjeçari

Një person i akuzuar nga SPAK për pastrim të produkteve të veprave penale është arrestuar në Itali me qëllimin ekstradimin e tij në vendin tonë. Në pranga përfundoi 35-vjeçari K.M., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Më datë 29.07.2024, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri.

/rtsh.al/