Ish-pronari i hoteleve dhe dyqaneve ”Harrods”, miliarderi Mohamed Al Fajed (Mohamed Al Fayed), është shuar në moshën 94-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Në një deklaratë të lëshuar nga ”Fulham FC”, familja e tij tha se “zonja Mohamed Al Fajed, fëmijët dhe nipërit e saj dëshirojnë të konfirmojnë se bashkëshorti i saj i dashur, babai i tyre dhe gjyshi i tyre, Mohamed, ka ndërruar jetë paqësisht nga pleqëria të mërkurën më 30 gusht 2023”.
“Ai gëzoi një pension të gjatë dhe të plotësuar i rrethuar nga të dashurit e tij. Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë,” shtoi ajo.
Mohamed Al Fajed është bërë i njohur edhe për shkak të historisë së djalit të tij Dodi Fayed, një producent filmash egjiptian, i cili ishte në një lidhje dashurie princeshën e Uellsit, Diana. Ata vdiqën në një aksident të dyshimtë automobilistik në Paris në 1997. Al Fayed pretendonte vazhdimisht se djali i tij dhe e dashura ishin vrarë në një komplot nga establishmenti britanik.
Al Fajed kishte marrë kontrollin e ”Harrods” në 1985 dhe ai kishte blerë gjithashtu hotelin ”Ritz” në Paris në 1979.
Ai ishte gjithashtu i njohur si pronar i klubit të futbollit ”Fulham FC” midis 1997 dhe 2013.
/rtsh.al/