RTSH 24 Live

Art

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit, Deda dhe Saraçi reagime prekëse

06/01/2021

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit, Deda dhe Saraçi reagime prekëse

Ditë zie për artin shqiptar. Kantautori i njohur, Kujtim Prodani, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 57 vjeçare, pasi ishte i infektuar me Covid-19. Ishte vetë Prodani ai që bëri të ditur lajmin se ishte prekur nga ky virus, ku madje edhe postoi një fotografi nga spitali.

Ndërkohë për lajmin e vdekjes së tij ka reaguar këngëtari i njohur, Elton Deda, përmes një postimi në “Facebook”.  Ai ka postuar një foto të kolegut të tij dhe shprehet se nuk i “thotë dot lamtumirë, por do e presë për një birrë”. “Mossss! Pse o vellai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal...nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë...por do të të pres për një birrë kur të duash ti”, janë fjalët e Eltonit.

Edhe miku dhe kolegu i Prodanit ,Shpëtim Saraçi është shprehur se është shkatërruar nga ky lajm, në këtë fillim të vitit të ri.
“Mos o Kujte se nuk po mbajmë dot më.
Ishe kaq shok i mire sa mbase jo te gjithe te njoften….
Nuk gjej fjale te shkruaj e duart me dridhen fort…..
Ta dish edhe ne na e shkaterrove kete fillim viti.
Pusho ne paqe o shok i mire prane prinderve te mrekullueshem…
Ngushellimet me te sinqerta familjes….
R.I.P”, shkruan Saraçi.

 

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Elton Deda: Mosss! Do të të pres