RTSH 24 Live

Kuriozitete

Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë

05/01/2025

Ndahet nga jeta personi më i vjetër në botë

Personi më i vjetër në botë sipas rekordit Guinness, Tomiko Itooka, është ndarë nga jeta në moshën 116-vjeçare.

Japonezja Tomiko Itooka ndërroi jetë në një shtëpi pleqsh në qytetin e Ashiya, dhe mori titullin si personi më i vjetër në botë pasi Maria Branyas Morera nga Spanja vdiq në gusht 2024 në moshën 117-vjeçare.

“Zonja Itooka na dha kurajo dhe shpresë gjatë jetës së saj të gjatë”, tha në një deklaratë kryebashkiaku 27-vjeçar i Ashiya, Ryosuke Takashima.

Tomiko Itooka lindi në maj 1908 dhe jetoi gjatë luftërave botërore dhe pandemive. Ajo mori titullin si personi më i vjetër në botë në shtator 2024 dhe iu dha certifikata zyrtare Guinness në Ditën e Respektit për të Moshuarit, e cila është një festë publike japoneze që festohet çdo vit për të nderuar qytetarët e moshuar të vendit.

Që nga shtatori, Japonia numëronte më shumë se 95,000 njerëz që ishin 100 vjeç e lart, nga ku 88% e të cilëve janë gra.

/rtsh.al/