RTSH 24 Live

Europë

NATO pritet të anashkalojë thirrjen e Ukrainës për ftesë të shpejtë

03/12/2024

NATO pritet të anashkalojë thirrjen e Ukrainës për ftesë të shpejtë

NATO ka shumë pak gjasa që t'i vërë veshin thirrjes së Ukrainës për një ftesë anëtarësimi në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel.

Në një letër drejtuar homologëve të tij të NATO-s përpara takimit, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se një ftesë do të hiqte një nga argumentet kryesore të Rusisë për të zhvilluar luftën e saj - domethënë, parandalimin e Ukrainës që të bashkohet me aleancën.

Duke folur në kushte anonimiteti,  diplomatët than për Reuters, se nuk ka asnjë shenjë të konsensusit të kërkuar midis 32 anëtarëve të NATO-s për një vendim të tillë në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel.

Të njëjta burime thanë se kjo shuan shpresat e Kievit për një nxitje politike ndërsa lufton në fushën e betejës dhe pret kthimin e Donald Trump në Shtëpia e Bardhë.

"Do të duhen javë dhe muaj për të arritur konsensus," tha të hënën një diplomat i lartë i NATO-s. “Nuk shoh që kjo të ndodhë nesër, do të habitesha shumë”.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se takimi do të fokusohej në rritjen e mbështetjes për Ukrainën, kështu që ajo ishte në pozicionin më të fortë të mundshëm vitin e ardhshëm, "duke shkuar në negociata të mundshme".

"Do të duhen javë dhe muaj për të arritur konsensus," tha të hënën një diplomat i lartë i NATO-s. “Nuk shoh që kjo të ndodhë nesër, do të habitesha shumë”.

 

/rtsh.al/