RTSH 24 Live

Teknologji

NASA zbulon veshjen e re Artemis III që do të ulet në Hënë në 2025

15/03/2023

NASA zbulon veshjen e re Artemis III që do të ulet në Hënë në 2025

NASA zbuloi kostumin e saj të ri hapësinor që do te vishet nga astronautët e Artemis III në Hënë dhe është projektuar posaçërisht për t'iu përshtatur gruas së parë që do të ecë në sipërfaqen hënore.

Agjencia bashkëpunoi me kompaninë e hapësirës ajrore Axiom për të dizajnuar pajisjen e re me lëvizshmëri të përmirësuar, krahasuar me kostumet e mëdha Apollo që shkaktuan rrëzimin e astronautëve ndërsa ecnin në sipërfaqen hënore.

Pajisja inovative, e bërë nga Mylar dhe Kevlar, përmban një helmet, çizme të krijuara për ecje me lehtësi në hënë dhe një sistem portativ të mbështetjes për jetën që është 'si një rezervuar i kombinuar dhe kondicioner ajri'.

AxEMU përmban gamën e lëvizjes dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të eksploruar më shumë peizazhin hënor.

Dhe do të përshtatet me një gamë të gjerë anëtarësh të ekuipazhit, duke akomoduar të paktën 90 për qind të popullsisë meshkuj dhe femra në SHBA.

Sipas Axiom dhe NASA, hapi tjetër është testimi i kostumit të ri në Laboratorin Neutral Buoyancy të Qendrës Hapësinore Johnson në Hjuston citon NASA.

/rtsh.al/