RTSH 24 Live

Teknologji

Nasa publikon klipin zanor me tinguj që godasin fushën magnetike të Tokës

22/04/2023

Nasa publikon klipin zanor me tinguj që godasin fushën magnetike të Tokës

NASA ka publikuar një video të re zanore ku dëgjohen "fishkëllima, kërcitje dhe zhurma" të frekuencave të larta të krijuara kur valët e plazmës përplasen në linjat e fushës magnetike të planetit tonë.

Audioja e re e publikuar, duket sikur vjen nga një film fantastiko-shkencor. Por në fakt është pjesë e projektit të ri të NASA-s Heliophysics Audified Resonances in Plasmas (HARP), i cili i kthen të dhënat rreth magnetosferës së Tokës që na mbron nga stuhitë e rrezikshme diellore dhe rrezatimi nga dielli.

Hapësira midis Tokës dhe Diellit mund të duket bosh, por në realitet, ajo është e mbushur me plazmë, ose gaz jonizues, dhe grimca të tjera shumë energjike që rrjedhin nga dielli drejt planetit tonë, qoftë si erëra diellore që lëvizin ngadalë ose si shpërthime të shpejta.

Kur këto valë plazmatike godasin magnetosferën e Tokës, ato krijojnë luhatje, ose dridhje, në mburojën e plazmës, të cilat lëshojnë valë radio "me frekuencë ultra të ulëta", shkruajnë përfaqësuesit e NASA-s në një deklaratë.

Qëllimi i projektit HARP është t'u mundësojë shkencëtarëve të dëgjojnë klipet zanore dhe të nxjerrin në pah modele të pazakonta që studiuesit t'i hetojnë më nga afër.

Shndërrimi i të dhënave në tinguj ndihmon për ta bërë më të lehtë për njerëzit të dallojnë parregullsitë në modele, shkruajnë studiuesit.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët regjistrojnë tinguj që vijnë nga magnetosfera.

/rtsh.al/