RTSH 24 Live

Art

Muzeu Historik i Tropojës, një ndalesë për më shumë kënaqësi estetike

29/05/2021

Muzeu Historik i Tropojës, një ndalesë për më shumë kënaqësi estetike

Qendra e qytetit të Bajram Currit është një ansambël i vërtetë historiko-arkitekturor. Muzeu Historik i Tropojës, harmonizuar bukur me mjedisin përreth,  me përmendoren e Tribunit të Vegjëlisë Bajram Currri, dhe në sfond me një copëz te bukurive te alpeve tona, krijojnë një hijeshi të lakmueshme edhe për vizitorët.
Në këtë muze janë 8 salla ekspozimi, që sjellin historinë e Malësisë së Gjakovës që prej kohëve të lashta, por ato që tërheqin më shumë janë sallat e etnografisë; veshjeve popullore dhe kulturës së organizimit të banesave.
Sipas Vera Gjoçajt, përgjegjëses së muzeut ata që kanë shprehur më shumë interes për këtë pjesë të trashëgimisë jomateriale janë vetë tropojanët e larguar prej vitesh prej qytetit të tyre, qytetarët e Kosovës, por dhe të huajt.