RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti - Dita e sotme me vranësira e reshje shiu. Zbresin temperaturat

28/03/2024

Moti - Dita e sotme me vranësira e reshje shiu. Zbresin temperaturat

Një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik vijon të ndikojë Mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

E Enjte, 28 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira me reshje shiu me stuhi në pjesën e parë të ditës. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      7/15°C
  • Zonat e ulëta       10/19°C
  • Zonat bregdetare 12/20°C

Kosovë

Kosova për dt. 28 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C –7°C në mëngjes deri në 15°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.

E Premte, 29 Mars 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri . Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore      6/23°C
  • Zonat e ulëta       10/26°C
  • Zonat bregdetare 12/27°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/