RTSH 24 Live

Politikë

Monika Kryemadhi rizgjidhet kryetare e LSI-së

22/11/2020

Monika Kryemadhi rizgjidhet kryetare e LSI-së

Monika Kryemadhi është rizgjedhur në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim pas votimeve që u zhvilluan ditën e shtunë nga anëtarët e kësaj partie. 
Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, tha se Monika Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej .
Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë  80.7% e anëtarësisë. 
Votimet ishin online dhe në qendra votimi ku sipas të dhënave  28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.