RTSH 24 Live

Teknologji

Modelet e BMW-së, më të kërkuarat gjatë vitit 2020 në SHBA

19/01/2021

Modelet e BMW-së, më të kërkuarat gjatë vitit 2020 në SHBA
Në SHBA, veturat më të kërkuara vitin e shkuar ishin modelet e BMW-së. BMW-ja shënoi rënie të shtijës në tregun amerikan me 17.7 për qind krahasuar me një vit më parë, por prapë krahasuar me markat tjera ishte më e kërkuara. Gjatë vitit 2019, në SHBA u shitën 278.732 njësi të modeleve të BMW-së. Në vendin e dytë është Lexus me 275.041 njësi, kurse i treti Mercedesi me 274.916 njësi. Kompania e vetme që nuk shënoi rënie krahasuar me shitjet e vitit 2018, është Volvo. Kjo kompani shënoi rritje të shitjeve me 1.8 për qind. Sipas modeleve, më i shituri nga BMW-ja, ishte X3 (59.941), kurse te Mercedesi modeli më i kërkuar ishte GLC (52.626). Lexusi ka mbajtur veten mirë në treg, falë modelit RX (101.059).