RTSH 24 Live

Politikë

Miratohen kandidatët për Autoritetin për dokumentet e sigurimit, PS-PD përplasen te "Ligjet"

27/05/2022

Miratohen kandidatët për Autoritetin për dokumentet e sigurimit, PS-PD përplasen te "Ligjet"

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të drejtat e Njeriut kanë marrë në shqyrtim kandidaturat e paraqitura për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit. Kandidaturat kanë nxitur debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Mes debateve, Komisioni i Ligjeve ka votuar si anëtarë Altin Hoxha, Gentian Sula, Simon Miraka dhe Albert Nikolla. Ndërkohë janë rrëzuar kandidaturat e Marçel Hilës, Besim Ndregjonit, Gjergj Markut, Skënder Vrionit.

Kreu i grupit parlamentar demorkat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se mazhroanca do e kishte për ndetr të votonte kandidatët e vetëofruar që kanë marrë votat e opozitarëve. “Thirrja e gjakut ju orienton ju. Nuk doni që krimet e sigurimet të shtetit të dalin para popullit. Marçel Hila i ka vuajtur vetë mbi kurriz torturat. Sapo ju çorr maska ju. Kjo tregon paracaktimin e gjësë”, tha Alibeaj.

Një tjetër emër i kontestuar nga deputetët e PD ishte dhe kandidati Simon Mirakaj, i propozuar edhe me firmën e Sali Berishës që mori 11 vota pro. Deputeti Bardhi tha se nuk mund të jetë mbëshetetja e ‘non gratave’ ajo që përcakton përbërjen e institucioneve publike. Kjo, sipas Bardhit, është e papranueshme.

“Ju nuk ishit këtu, ja kishit deleguar drejtimin kolegut Ndreca. Ajo që ndodhi para 5 minutash tregon babëzinë që keni ju për të kapur çdo institucion;. Ne tani do flasim për administratën publike, por në fakt ju nuk keni lënë administratë publike në këmbë pa e politizuar. Edhe një institut që është ngritur me vullnet të përbashkët, ju vini këtu për të verifikuar kriteret ligjore dhe zotërinjtë që votuat kundër i plotësojnë kriteret ligjore. Jeni edhe të pafytyrë sepse keni bërë një betim që nuk do votoni asnjë person që propozohet nga ‘non grata’, nga Berisha dhe sapo votuan një person që e ka propozuar Berisha. Ju jeni të pafytyrë. Ju tjetër gjë thani dhe tjetër gjë bëni. Sapo votuat një person…mos ma hiq të drejtën e fjalës. Po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju. Vini këtu dhe thoni që duam të bashkëpunojmë me opozitën për të krijuar institucione konsensuale sepse ajo është një temë që ka nevojë për konsensusin dhe mbështetjen e gjithë Shqipërisë. Nuk mund të jetë vota juaj dhe mbështetja e non gratave që përcakton përbërjen e institucioneve publike. Tani dilni dhe shpjegojini shqiptarëve pse i mashtroni kur thoni që nuk votojmë me firmat e ‘non gratave’ dhe ngrini dorën rresht. E dini pse? Sepse nuk lexoni, por merrni vetëm urdhra. Jeni betuar, çdo dokument që propozohet nga ‘non grata’ nuk merret në konsideratë”, tha ai.

/rtsh.al/