RTSH 24 Live

Botë

Ministri i Jashtëm i Iranit lë të kuptohet për diskutime për armëpushim

2 orë para

Ministri i Jashtëm i Iranit lë të kuptohet për diskutime për armëpushim

Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se disa vende po bëjnë përpjekje për të ndërmjetësuar armëpushimin në Liban dhe Rripin e Gazës.

Sipas AP, Abbas Araghchi u tha gazetarëve në Damask se "ne po përpiqemi të arrijmë një armëpushim në Gaza dhe Liban".

Ministri nuk i përmendi vendet e përfshira, duke i përshkruar ato si shtete rajonale dhe disa nga jashtë Lindjes së Mesme.

Ai nuk pranoi të jepte detaje, duke thënë se përpjekjet janë ende "ide".

Araghchi thotë se çdo propozim duhet të pranohet nga palët palestineze dhe libaneze dhe sapo të ndodhë kjo, Irani dhe Siria do t'i mbështesin ata.

Ai përsëriti gjithashtu se Irani do të hakmerret ndaj çdo sulmi izraelit, duke paralajmëruar se do të ishte "më i fortë dhe ata mund të testojnë vullnetin tonë".

 

/rtsh.al/