Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se krahasimi i nënpresidentit amerikan, JD Vance i Evropës me autoritarizmin e "epokës së shëmtuar sovjetike" ishte i papranueshëm.
Vance u ligjëroi qeverive evropiane për lirinë e fjalës nëntë ditë para zgjedhjeve në Gjermani, duke i akuzuar për armiqësi ndaj idesë se "dikush me një këndvështrim alternativ mund të shprehë një mendim tjetër ose, Zoti na ruajt, të votojë në një mënyrë tjetër, ose edhe më keq, të fitojë zgjedhje".
Pistorius kundërshtoi se partia e krahut të djathtë të Gjermanisë AfD mund të bëjë fushatë krejtësisht normalisht dhe "demokracia nuk do të thotë që pakica me zë të lartë ka automatikisht të drejtë".
"Demokracia duhet të jetë në gjendje të mbrohet kundër ekstremistëve që duan ta shkatërrojnë atë," tha Pistorius. AP
/rtsh.al/